Jump to content

Ekonomia e Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Evropa duke pasur industri të zhvilluar arriti të zhvilloj edhe bujqësinë. Ekonomia e Evropës është e shumëllojshme ngase këtë e bëjnë të mundshme edhe kushtet natyrore dhe niveli i zhvillimit. Bujqësia e Evropës dallohet me shkallë të lartë të mekanizimit, numër të madh ekspertësh bujqësorë, me popullsi të arsimuar bujqësore, me rendimente të larta në bujqësi dhe në blegtori. Dikur Evropa importonte shumë prodhime bujqësore, ndërsa tani vendet e zhvilluara të Evropës janë eksportues të shumë prodhimeve bujqësore, sidomos blegtorale.

Industria e Evropës është e shumëllojshme dhe gjithnjë e më tepër po automatizohet. Evropa ka të zhvilluar edhe turizmin, për shkak se ka pasuri të rralla natyrore, shumë objekte kulturore-historike, rrugë moderne, komunikim të zhvilluar dhe standard të lartë jetese.

Njëri nga treguesit më kompleks që tregon shkallën e zhvillimit është lartësia e të ardhuarve për banorë.

Të ardhurat për banorë tregojnë sa është vlera e krijuar me punë në lëmenjtë prodhues e shërbyes brenda vitit e pjesëtuar për banorë. Marrë në tërësi Evropa ka nivel të lartë të ardhurash për kokë banori- mesatarja 14560 $, dhe në të gjenden shtetet me nivel të lartë zhvillimi, me të ardhura mbi mesataren (16 vende), por ka edhe shtete me nivel mesatar (27 vende). Dallimi në mes Moldavisë dhe Luksemburgut ishte 105 herë, ose me Ukrainën dhe Luksemburgut dallimi ishte 60 herë, apo mesatares së të ardhurave të shteteve të Evropës Veriore (rreth 30000 $) me Ukrainën (700 rreth 40 herë). Pra, brenda shteteve të Evropës dhe regjioneve të saj ka dallime shumë të mëdha në të ardhura për kokë banori.